Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

Më: 5 maj 2025 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës.

Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Pritet identifikimi i viktimës dhe i drejtuesit të mjetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat