Begaj e Spiropali nderojnë dëshmorët

Shqipëria

Begaj e Spiropali nderojnë dëshmorët

Më: 5 maj 2025 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Sot shënohet 5 maji, Dita e Dëshmorëve.

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali bënë homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Kreu i Shtetit nderoi veprën e tyre sublime për atdheun, ndërsa përcolli një mesazh të veçantë për të rinjtë.

“Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë.

Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë. Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre”, – u shpreh Begaj, në profilin e tij zyrtar në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat