FSK deklarohet pasi nisi operacionin e kërkim-shpëtimit të punëtorit në Shqipëri

Shqipëria

FSK deklarohet pasi nisi operacionin e kërkim-shpëtimit të punëtorit në Shqipëri

Më: 7 maj 2025 Në ora: 16:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se me kërkesën e autoriteteve shqiptare, një kontingjent i specializuar në kërkim-shpëtimin urban, është dislokuar në Bashkinë Klos, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit pas një rrëshqitjeje masive të dheut.

FSK bën të ditur se është mbuluar një punonjës që ishte duke punuar në fabrikën e përpunimit të kromit.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë nisur operacionin duke angazhuar personel, pajisje të specializuara dhe ekipe K9, me synimin për realizimin e një ndërhyrjeje të suksesshme”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat