Ekzekutimi me pushkë në Has, kapet autori! Viktima u gjet i vrarë pas sherrit mes dy fiseve

Shqipëria

Ekzekutimi me pushkë në Has, kapet autori! Viktima u gjet i vrarë pas sherrit mes dy fiseve

Më: 7 maj 2025 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Ylber Jaku është autori i vrasjes së Rushit Sallahu këtë pasdite në Has.

Ai është arrestuar pak minuta më parë, pas ngjarjes së rëndë sipas gazetarit Eraldo Harlicaj.

Një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34 vjeç është gjetur i vrarë me pushkë.

“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat