​Begaj uron Papa Leonin XIV

Shqipëria

​Begaj uron Papa Leonin XIV

Më: 8 maj 2025 Në ora: 21:48
Papa Leo

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj uroi sot besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri.

Në emër të shqiptarëve, Begaj uroi që Papa Leoni XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë në krye të Selisë së Shenjtë.

“Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri.

Shpreh bindjen se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve”, shkruan Begaj në X dhe Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat