E zuri masivi i dheut gjatë punimeve në Klos, gjendet trupi i pajetë i të riut

Shqipëria

E zuri masivi i dheut gjatë punimeve në Klos, gjendet trupi i pajetë i të riut

Më: 9 maj 2025 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Pas më shumë se një jave kërkime në Klos, janë gjetur kocka të trupit të të riut i cili mbeti i bllokuar nën masivin e dheut.

Në Qafën e Burrelit vijuan kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë pranë fabrikës së përpunimit të Kromit.

Në operacionin kompleks u përfshin Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos, Forcat e Policisë, Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), Ekip mjekësor me autoambulancë, Forca vullnetare nga komuniteti, Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat