Vrasja 34-vjeçarit, autori mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

Shqipëria

Vrasja 34-vjeçarit, autori mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

Më: 10 maj 2025 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Ka mbërritur në Gjykatë për njohjen me masën e sigurisë, Ylber Jaku, autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Reshit Sallahu, krim i ndodhur në fshatin Plan të Hasit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj, një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte dhunuar prindërit e Ylber Jakut.

Autori, i cili jetonte në Angli, është kthyer në Shqipëri për të kryer vrasjen në shenjë hakmarrje, sipas hetimeve paraprake.

Krimi ndodhi në fshatin Plan më 6 maj. Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën ndaj prindërve të autorit të vrasjes së vëllait të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat