E rëndë në Lushnjë, gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

Shqipëria

E rëndë në Lushnjë, gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

Më: 10 maj 2025 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Gjatë natës, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasja A. P., 68 vjeçe, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia thotë se ajo cila vuante nga sëmundja e parkinsonit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat