Flamur Noka denoncon emrat e zyrtarëve të bashkisë Kurbin: Po shpërndajnë lekë për vota në Sanxhak

Shqipëria

Flamur Noka denoncon emrat e zyrtarëve të bashkisë Kurbin: Po shpërndajnë lekë për vota në Sanxhak

Më: 10 maj 2025 Në ora: 23:48
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka denoncon me emra personat që po blejnë vota me para në Kurbin.

Noka paralajmëron se do të përballen me ligjin.

Denoncim publik:

Blerje e votës me para në #Kurbin. Personave të mëposhtëm u them se urdhërat që ju vijnë nga lart po ju ekspozojnë përpara ligjit. Përgjegjësinë do e mbani ju.

Burgun do e bëni ju.

Can Hasani, Kujtim Dani, Eduart Kurti, Nënkryetar i Bashkisë Artan Gjeci, Aurora Buna punonjëse e bashkisë janë në fshatin Sanxhak të Kurbinit duke shpërndarë lekë për vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat