Ambasadori i Holandës takon drejtuesit e Prokurorisë së Elbasanit, të pranishëm edhe pjesëtarë të SPAK dhe BKH

Shqipëria

Ambasadori i Holandës takon drejtuesit e Prokurorisë së Elbasanit, të pranishëm edhe pjesëtarë të SPAK dhe BKH

Më: 11 maj 2025 Në ora: 20:14
Ambasadori i Holandës takon drejtuesit e Prokurorisë së Elbasanit

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan vetëm pak minuta pasi u mbyll zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 u zhvillua një takim i Ambasadorit të Holandës me prokurorë që mbikqyrën zgjedhjet.

Gjithashtu në takim ishte i pranishëm Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, si edhe prokurorët e SPAK dhe BKH.

Ambasadori i Holandës Reinout Vous është informuar për të gjitha problematikat zgjedhore që u evidentuan gjatë këtij procesi.

Diplomati holandez është njohur edhe për rastet e krimeve zgjedhore dhe për klimëm elektorale që mbizotëroi nga fillimi i fushatës deri mbrëmjen e kësaj të diele

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat