Rezultati i Përgjithshëm/ Numërohen mbi 38% e kutive, PS kryeson me 271.792 vota. Ja sa morën partitë e tjera

Shqipëria

Rezultati i Përgjithshëm/ Numërohen mbi 38% e kutive, PS kryeson me 271.792 vota. Ja sa morën partitë e tjera

Më: 12 maj 2025 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë.

Deri tani, sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ, janë numëruar 2002 nga 5,225 kuti në shkallë vendi.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 271.792 vota, që përfaqësojnë 52.45% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 179.486 vota, ose 34.42%

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet  ka siguruar 17,278 (3.31 %), ndërsa Lëvizja Bashkë 6.707 (1.29 %)

Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat