Ndërpritet numërimi i votave në Fier, do fillojë nesër

Shqipëria

Ndërpritet numërimi i votave në Fier, do fillojë nesër

Më: 12 maj 2025 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Është ndërprerë numërimi i votave në Fier në KZAZ 60.  Sipas informacioenve të ardhura nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati procesi i numërimit të votave në këtë KZAZ do të rifillojë nesër në orën 8:00 të mëngjesit.

Në Fier, pas numërimit të 14 qendrave të votimit, rezulton se Partia Socialiste kryeson me një diferencë të madhe.

Ndërsa, koalicioni Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 811 vota, që janë 23.69% e totalit.

Pas PS dhe PD, partia që ka marrë më shumë vota është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 96 vota ose 2.80%.

Pjesa tjetër e votave është shpërndarë mes subjekteve të tjera, ku Partia Mundësia ka marrë 68 vota, ose 1.99%. Sakaq Lëvizja Bashkë ka marrë 16 vota, Lëvizja Atdheu ka siguruar 3 vota, dhe Koalicioni Euroatlantik ka marrë 12 vota.

Të tjera parti të vogla si Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë siguruar një numër të vogël votash, përkatësisht 2, 1 dhe 18 vota. Partia Socialdemokrate e to, Doshit (PSD) ka marrë 34 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat