Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë, ja si ndahen mandatet mes PS dhe PD! Partitë e reja sigurojnë ulëse

Shqipëria

Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë, ja si ndahen mandatet mes PS dhe PD! Partitë e reja sigurojnë ulëse

Më: 12 maj 2025 Në ora: 13:48

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 20 mandate deputeti.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate.

Më pas vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë me 1 mandat dhe Partia Mundësa po 2 mandate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat