Numërohen 165/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 8 mijë vota ndaj opozitës

Shqipëria

Numërohen 165/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 8 mijë vota ndaj opozitës

Më: 12 maj 2025 Në ora: 22:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Në qarkun e Dibrës janë numëruar deri tani 165 kuti votimi nga 222 që janë gjithsej.

Ky qark ka numër tek mandatesh, çka do të thotë se një votë më shumë mjafton që njëra prej partive të marrë 3 deputetë.

Nga të dhënat e raportuara në KQZ rezulton se socialistët kryesojnë me 25088 vota ndaj PD-së, duke garantuar në këtë mënyrë tre mandate në qark.

Nga ana e tyre demokratët marrin vetëm dy mandatet e listës së mbyllur, ose ndryshe 16855 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat