Merr flakë shtëpia në Rrilë të Lezhës, zjarri shkrumbon gjithçka

Shqipëria

Merr flakë shtëpia në Rrilë të Lezhës, zjarri shkrumbon gjithçka

Më: 13 maj 2025 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile, të Lezhës.

Sipas informacioneve, dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë shkëndija elektrike, por grupi i ekspertëve të Policisë së Shtetit, së bashku me specialistët e Shërbimit të MZSH, po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.

Banesa është njëkatëshe në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj, dhe fatmirësisht asnjë nga familjarët nuk ka marrë lëndime, pasi kanë arritur të dalin në kohë jashtë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka djegur gjithçka, orendi, paisje etj., që ka pasur në banesë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, ka qenë e pamundur që të parandalohet djegia e plotë e kësaj banese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat