Ish kreu i PD në Kashar Arsen Valisi reagoi në Facebook lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Valisi u la jashtë listës së hapur të Tiranës, ndonëse mori 439 vota nga primaret e zhvilluara mes demokratëve.
Në reagimin e tij, Valisi i kërkon largimin Këlliçit duke i kërkuar të jap dorëheqjen nga mandati i deputetëve dhe të mbajë përgjegjësi për rezultatin ashtu siç vendosi veton për listën e Tiranës.
“I bëj thirrje drejtuesit të famshëm politik të Tiranës,jep dorëheqjen nga mandati i deputetit,dhe mbaj përgjegjësi për rezultatin ashtu siç vendose veton për listën e Tiranës,përgjegjësia është e jotja dhe vetëm e jotja për humbjet e njëpasnjëshme në Tiranë!
Dhe të lutem mos na hap barkun duke thënë na vodhën,jep dorëheqjen bëhu burrë e mbaj përgjegjësi,Demokratët nuk ta kan borxh!”, shkruan ai.