“Nuk bëra fushatë, isha i pavlerë për ta”, Dashnor Sula në LOG: PD duhej të kishte bërë koalicion me të gjitha partitë e opozitës

Shqipëria

“Nuk bëra fushatë, isha i pavlerë për ta”, Dashnor Sula në LOG: PD duhej të kishte bërë koalicion me të gjitha partitë e opozitës

Më: 13 maj 2025 Në ora: 22:20
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në LOG. në News24, u shpreh se PD se, përveçse faktorëve të tjerë të zgjedhjeve, duhej të ishte bërë bashkë me gjithë forcat opozitare për të marrë më shumë.

Sa i takon çështjes së lënies jahstë kandidimin nën siglën e PD-së, Sula pohoi se i mbyllën derën dhe nuk mund të futej me zor.

“PD duhej të kishte bërë koalicion me të gjitha partitë e opozitës në mënyrë që të maksimalizonte votën. Nuk mund të punoja sepse më thanë se isha i pavlerë dhe nuk na duhesh më.

Nuk më konsideruan as në listë të mbyllur dhe as në atë të hapur. Si është ajo shprehja, “nuk marr as gru me zor dhe as burrë me zor”. Unë jam te dera, ta mbyllin derën, nuk mund të hyj dot. Partia nuk më respektoi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat