Partneriteti strategjik Shqipëri-Britani, nesër nënshkruhet marrëveshja në Tiranë
Kryeministri britanik Keir Starmer nesër do të takohet në Tiranë me homologun e tij shqiptar Edi Rama.
Top Channel nga burime diplomatike mëson se me këtë rast do të nënshkruhet marrëveshja e partneritetit strategjik mes dy shteteve.
Marrëveshja përfshin rritje ekonomike në punësim, bashkëpunim ekonomik,
rritje bashkëpunimi në fushën e sigurisë, emigracion, drejtësi dhe çështje të brendshme.
Starmer dhe Rama pas takimit, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, duke filluar nga ora 12:40.
Kjo është vizita e parë e një kryeministri britanik në Shqipëri pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 1921 mes dy vendeve.