Incident në një Qendër Numërimi në Tiranë, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Shqipëria

Incident në një Qendër Numërimi në Tiranë, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Më: 15 maj 2025 Në ora: 14:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident është regjistruar në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku është goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Sipas burimeve zyrtare për News24, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë.

Kjo ka krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat