Pas incidentit, nis sërish numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

Shqipëria

Pas incidentit, nis sërish numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

Më: 15 maj 2025 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Pas ndërprerjes së procesit të numërimit të votave preferenciale, ku një person i pranishëm në qendër goditi me grusht sekretarin e KZAZ 30, në Kashar, tashmë situata duket më e qetë dhe drejt normalizimit.

Nis numërimi në KZAZ nr.30. sipas informacioneve nga raportimi i gazetarëve tanë në këtë KZAZ, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat, asnjë vëzhgues tjetër nuk lejohet.

Detaje tjera nga Kashar nuk u dhanë.

Priten të dalin me rezultate pas numërimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat