Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Anila Hyka: Nëse ka pasur shkelje me zarfet nga Greqia, e cënon procesin e votimit nga jashtë vendit

Shqipëria

Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Anila Hyka: Nëse ka pasur shkelje me zarfet nga Greqia, e cënon procesin e votimit nga jashtë vendit

Më: 15 maj 2025 Në ora: 21:30
Anila Hyka

Një nga çështjet më të debatuara në zgjedhjet e fundit ishte vota e Diasporës, sidomos zarfeve që erdhën nga Greqia, për të cilat ende nuk është vendosur nëse do të numërohen.

Anila Hyka, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, e ftuar në LOG në News24, u shpreh se pjesëmarrja e Diasporës i kaloi pritshmëritë. Ndërsa sa i takon votës së shqiptarëve në Greqi, nëse vërtetohen pretendimet e PD-së, e cënon këtë proces.

“Për ne, votimi nga Diaspora, ishte një sukses, përtej gjithë pengesave, si proces i ngadaltë. Kur u implementua, shqiptarët kishin vetëm 1 muaj kohë. Megjithatë, numri i aplikimeve ishte i madh, 250 mijë. I ka kaluar pritshmëritë, hapi tjetër është përmirësimeve.

Ajo që ndodhi me Greqinë ishte kontestim i PD, që pretendon se janë dërguar me dorë dhe jo me postë, duke i mbledhur zarfet bashkë. KQZ mori një vendim për shtyrje të numërimit. Nëse ka pasur shkelje, atëherë do të ketë sanksione.

Është një proces i komplikuar, DHL ka përdorur një kompani nënkontraktore. Nëse vërtetohen se janë dorëzuar në bllok, kjo e cënon procesin. Nuk ka rëndësi se çfarë nënshtetësie ka personi që ka shkelur manualin se si do dorëzohej zarfi” – u shpreh zonja Hyka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat