Akuza se i janë vjedhur votat brenda PD-së, KAS i jep kandidatit Aulon Kalaja videot e numërimit në qarkun e Durrësit

Shqipëria

Akuza se i janë vjedhur votat brenda PD-së, KAS i jep kandidatit Aulon Kalaja videot e numërimit në qarkun e Durrësit

Më: 16 maj 2025 Në ora: 12:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati i koalicionit opozitar në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja akuzoi mbrëmë në Top Story në Top Channel se i janë vjedhur votat nga kandidatët e tjerë brenda PD-së gjatë procesit të numërimit të votave preferenciale.

Ai iu drejtua KAS-it ku paraqiti ankesën e tij për manipulim të votave preferenciale.

Anëtarët e KAS i bënë të ditur se ankesa mund të merret në shqyrtim pasi të dalë rezultati përmbledhës nga KQZ, por ndërkohë do t’i vendosen në dispozicion pamjet filmike nga procesi i numërimit të kutive në Krujë dhe qarkun e Durrësit.

“I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”, deklaroi Kalaja një ditë më parë në Top Story nga Grida Duma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat