Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka i “rrëmben” mandatin Blerina Gjylametit me vetëm dy vota!

Shqipëria

Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka i “rrëmben” mandatin Blerina Gjylametit me vetëm dy vota!

Më: 18 maj 2025 Në ora: 08:30
Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku rezulton se ish ministrja Olta Xhaçka i ka marrë mandatin Blerina Gjylametit me një diferencë tepër të ngushtë prej 2 votash.

Konkretisht, Olta Xhaçka ka marrë 5806 vota, ndërsa Blerina Gjylameti numëron 5804 vota.

Ndërkohë kandidati më i votuar në listën e hapur të Tiranës për Partinë Socialiste është Blendi Gonxhja, me 22398 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 21364 vota, më pas ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha me 19113 vota.

Ndërsa Fatmir Xhafaj ka marrë 12677 vota dhe Ornaldo Rakipi 9683 vota, më pas Anila Denaj me 8783 vota.

Jashtë Parlamentit kanë mbetur edhe emra të njohur të PS, ata që konsiderohen edhe si “veteranët”. Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Xhemal Qefalia nuk kanë mundur të futen në Parlament.

Jashtë kanë mbetur gjithashtu edhe Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka apo edhe Plarent Ndreca.

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste dhe Edi Rama fituan mandatin e katërt, duke marrë 83 deputetë, PD 50 mandate, PSD 3, Mundësia e Agron Shehaj siguroi dy vende në Parlament, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një deputet.

PS – 19

Edi Rama

Ogerta Manastirliu

Elisa Spiropali

Lindita Nikolla

Taulant Balla

Adea Pirdeni

Albana Kociu

Igli Hasani

Delina Ibrahimaj

Ilva Gjuzi

Iris Luarasi

Erion Malaj

Blendi Gonxhja (22398)

Erion Brace (21364)

Ervin Hoxha (19113)

Fatmir Xhafaj (12677)

Ornaldo Rakipi (9683)

Anila Denaj (8783)

Olta Xhacka (5806)

 Xhemal Qefalia (9494)

 Toni Gogu (6051)

 Blerina Gjylameti (5804)

 Etilda Gjonaj (5209)

 Kejsi Elezi (4995)

 Pandeli Majko (4750)

 Plarent Ndreca (4570)

 Florian Pullazi (4559)

 Ermonela Felaj (4269)

 Mimi Kodheli (3877)

 Julinda Dhame (3692)

 Eldian Cepeli (3256)

 Ylli Shehu (2940)

 Klotilda Bushka (2872)

 Sofika Lleshi (2842)

 Antonela Dedej (2684)

 Halit Valteri (2286)

 Blendi Sulaj (2121)

 Entela Ramosacaj (2076)

 Roy Bashaj (2050)

 Andi Seferi (2001)

 Endrit Braimllari (1902)

 Arben Pellumbi (1840)

 Edlira Dyrmishaj (1226)

 Persida Shkrepa (1210)

 Glindxhet Madhi (1117)

 Etjen Xhafaj (1071)

 Silda Cepe (1018)

 Halil Koloshi (966)

 Mirgit Vataj (876)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat