Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ende vazhdon procesi i numërimit të votës së diasporës.
Në 6 qarqe ka përfunduar procesi i numërimit për subjektet zgjedhore.
Ndërkohë, vazhdon numërimi i votave nga Greqia për partitë politike në qarqet: Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Berat.
Nuk pritet që në qarqet e mbetura vota e diasporës të sjellë ndryshime në numrin e mandateve që kanë marrë partitë politike.
Por vota e diasporës pritet të ndikojë tek kandidatët në listën e hapur, se cilët prej tyre do të hyjnë në Parlament. Aktualisht ka filluar procesi i numërimit të votave nga jashtë për kandidatët në listë të hapur në qarqet: Durrës, Tiranë, Shkodër, Fier, Lezhë, Dibër.
Qarku i Kukësit është i vetmi ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga diaspora, edhe për partitë edhe për kandidatët.
Nga lista e hapur e PD në këtë qark do të bëhet deputet Isuf Çela, i cili falë votës së diasporës doli kandidati më i votuar.