A do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti tregon vendimin në rast zgjedhjesh të parakohshme

Shqipëria

A do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti tregon vendimin në rast zgjedhjesh të parakohshme

Më: 19 maj 2025 Në ora: 16:02
Ilir Alimehmeti

Këtë të hënë, kandidati në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun Tiranë, Ilir Alimehmeti, komentoi në një studio televizive lidhur me rezultatin e garës.

I pyetur nëse do të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës, në rast se do të mbahen zgjedhje të parakohshme, Alimehmeti ndau këndvështrimin e tij. 

Alimehmeti nuk bëri deklarime të hapura, por u shpreh se është lojtar ekipi dhe në këtë rast nuk është kohë ekipi.

“E kam parë demokracinë nga poshtë-lart, njerëzit janë ata që vendosin. E treguan për zgjedhjet për parlament. Do kemi mekanizma edhe për këtë. Unë jam lojtar ekipi. Në këtë rast nuk është kohë ekipi. Nuk është terreni si atëherë kur kandidova. Kemi bërë gola në Durrës dhe Fier”,-tha Alimehmeti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat