Pas një vrulli të madh rritjeje në vitet e mëparshme, ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me tre pikë gjashtë për qind në vitin dymijë e njëzet e pesë dhe tre pikë pesë për qind në vitin dymijë e njëzet e gjashtë, e nxitur nga kërkesa e brendshme, sipas raportit të pranverës së Komisionit Evropian për periudhën dymijë e njëzet e pesë – dymijë e njëzet e gjashtë.
E mbështetur nga turizmi, eksportet e shërbimeve pritet të vazhdojnë të zgjerohen, ndërsa eksportet e mallrave pritet të rimëkëmben disi – pas dy vitesh tkurrjeje të ndjeshme, shkruan ATSH.
Pas një rënieje të shpejtë në vitin dymijë e njëzet e katër, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej tre për qind vitin e ardhshëm.
Deficiti fiskal pritet të zgjerohet përpara se të bjerë nën dy për qind të PBB-së në vitin dymijë e njëzet e gjashtë.
Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së parashikohet të ulet gradualisht, i nxitur nga rritja nominale e PBB-së.
Aktiviteti ekonomik do të mbetet i fortë
Rritja ekonomike e Shqipërisë mbeti e fortë në katër për qind në vitin dymijë e njëzet e katër, e nxitur nga kërkesa e brendshme, performanca e mirë e turizmit dhe aktiviteti i qëndrueshëm i ndërtimit.
Rritja e konsumit familjar u mbështet nga rritja e pagave reale mes inflacionit në ngadalësim dhe nga përshpejtimi i rritjes së kredisë.
Rritja e konsumit publik u rrit në bazë të fazës së dytë të reformës së pagave publike.
Krijimi i vendeve të punës në sektorin e shërbimeve mbështeti rritjen e punësimit.
Eksportet e shërbimeve u zgjeruan, por eksportet e mallrave ranë ndjeshëm për shkak të një mjedisi të jashtëm të pafavorshëm dhe vlerësimit të lekut.
Njësoj si në vitin 2023, shumica e sektorëve ekonomikë regjistruan një rritje pozitive të prodhimit, por bujqësia dhe industria shënuan tkurrje.
Në vitet dymijë e njëzet e pesë – dymijë e njëzet e gjashtë, rritja e PBB-së parashikohet të jetë e moderuar krahasuar me vitet e kaluara, por të mbetet në rritje në tre pikë gjashtë për qind dhe tre pikë pesë për qind përkatësisht.
Rritja e konsumit publik parashikohet të ngadalësohet ndërsa ndikimi i reformës së pagave publike të zbehet, ndërsa konsumi privat, i mbështetur nga rritja e pagave reale dhe përmirësimet në tregun e punës, pritet të mbetet i lartë gjatë horizontit të parashikimit.
Rritja e investimeve mbështetet nga kushtet e favorshme të financimit dhe zbatimi i “Axhendës së Reformës” në kuadër të Programit të BE-së për Reformë dhe Rritje.
Eksportet e shërbimeve pritet të vazhdojnë të zgjerohen, por rritja e mbërritjeve turistike pritet të reduktohet nga normat e rritjes dyshifrore të vërejtura – në vitet e kaluara.
Pas arritjes së nivelit më të ulët në vitin dymijë e njëzet e katër, eksportet e mallrave parashikohet të rimëkëmben disi, ndërsa sektori i mallrave po kalon ndryshime strukturore dhe efekti i vlerësimit të monedhës të zbutet.
Deficiti i llogarisë rrjedhëse parashikohet të rritet pak – nga niveli i tij historik më i ulët – i regjistruar në vitin dymijë e njëzet e tre, por mbetet shumë nën mesataren e tij afatgjatë, duke treguar përmirësime strukturore të shkaktuara nga rritja e turizmit.
Kjo perspektivë është subjekt i rreziqeve negative, të lidhura me ndryshimet në kursin e këmbimit dhe normat e interesit dhe mungesat në rritje të fuqisë punëtore të kualifikuar – të përkeqësuara nga emigrimi.
Si një ekonomi e vogël e hapur, Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme që lidhen me ndikimin ekonomik të tarifave ndaj partnerëve të saj kryesorë tregtarë në BE, siç është Italia.
Për më tepër, pasiguria globale dhe rreziqet gjeopolitike mund të ndikojnë në flukset e investimeve të huaja direkte.
Rritja e punësimit pritet të jetë e moderuar
Punësimi u rrit në vitin 2024 dhe pritet të rritet më tej gjatë viteve 2025-2026, megjithëse me një ritëm më të moderuar.
Një shkallë më e lartë e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore pritet të jetë nxitësi kryesor i rritjes së ofertës së punës, ndërsa emigrimi i vazhdueshëm ka të ngjarë të përbëjë një pengesë.
Shkalla e papunësisë do të mbetet e qëndrueshme, ndërsa pagat vazhdojnë të rriten.
Raporti i borxhit qeveritar ndaj PBB-së ra nën pesëdhjetë e pesë për qind në vitin dymijë e njëzet e katër, i mbështetur nga një bilanc primar pozitiv, rritja nominale e PBB-së dhe mbiçmimi i kursit të këmbimit.
Raporti i borxhit parashikohet të bjerë në vitet dymijë e nëjzet e pesë – dymijë e njëzet e gjashtë me një ritëm më të moderuar, i nxitur nga rritja nominale e PBB-së.