Aksident në Korçë/ Automjeti përplaset me motori, një person përfundon në spital

Shqipëria

Aksident në Korçë/ Automjeti përplaset me motori, një person përfundon në spital

Më: 20 maj 2025 Në ora: 11:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Korçë – Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital.

Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat