Moti për sot

Shqipëria

Moti për sot

Më: 21 maj 2025 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se të mërkurën në Shqipëri do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

SHMU njofton se deri në orët e pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe qendrës reshjet me intensitet deri dhe mesatar.

Në orët e mbrëmjes në zonën e veriperëndimit reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Era me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi 3 deri 4 ballë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat