“Ura” me tri “harqe” mbi lumin e drogës/ Meçe: Goditja e grupeve kriminale tregon forcën që ka SPAK-u

Shqipëria

“Ura” me tri “harqe” mbi lumin e drogës/ Meçe: Goditja e grupeve kriminale tregon forcën që ka SPAK-u

Më: 22 maj 2025 Në ora: 20:17
Arben Meçe

Me operacionin kundër trafikut të drogës dhe lëshimi e 52 urdhër arresteve, SPAK tregoi forcën e tij mbi grupet kriminale. Kështu u shpreh analisti Arben Meçe, nga studioja e emisionit “Real Story” në ABC News.

Ai theksoi se gjatë zgjedhjeve me ngritjen e Task Forcës kundër krimeve zgjedhore, SPAK përçoi frymën se kushdo që arrin të thyejë rregullat do të ndëshkohet, sipas parashikimeve të Kodit Penal.

“Goditja tregon forcën e SPAK, Mesazhi është i konsoliduar nga SPAK.

Nga vëmendja drejt problemeve elektorale, të cilat për hir të së vërtetës ishin prioritare, dhe strategjia e SPAK për të ndërtuar ato “task forcat” prodhoi një frymë, ku njerëzit ndjenin se përballë shkeljes së ligjit kishin dikë që të ndëshkonte realisht. Tani u rikthye në atë misionin që ia kemi kërkuar vazhdimisht  dhe e mbështesin kuptohet”, tha Meçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat