Balliu takim me demokratët e njësisë nr.10 në Tiranë: Faleminderit për punën e shkëlqyer!

Shqipëria

Balliu takim me demokratët e njësisë nr.10 në Tiranë: Faleminderit për punën e shkëlqyer!

Më: 23 maj 2025 Në ora: 09:13
Klevis Balliu

Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me demokratët e degës nr 10 në kryeqytet.

Në një postim në rrjetet sociale Balliu ka ndarë pamje nga takimi, i cili vjen pas një muaji fushate dhe zgjedhjeve të 11 majit.

“Me demokratët e nderuar të Degës 10, me të cilët pata kënaqësinë dhe privilegjin të punoja në këtë fushatë. Shfrytëzoj këtë rast t’i falënderoj për punën e tyre të shkëlqyer.

Qeveria e ardhur me trena bullgarë dhe Xhabafto-procese nuk do të qëndrojë kurrë në këmbë. Faleminderit!”, shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat