Serë kanabisi në Thumanë, arrestohet 28 vjeçari

Shqipëria

Serë kanabisi në Thumanë, arrestohet 28 vjeçari

Më: 24 maj 2025 Në ora: 10:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një serë në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin  28 vjeçar, banues në Thumanë, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, 28-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat