Makina merr flakë në ecje e sipër në Fier, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

Shqipëria

Makina merr flakë në ecje e sipër në Fier, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

Më: 25 maj 2025 Në ora: 08:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet tip “ Land Rover”  në ecje është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në aksin Fier- Lushnje.

Në vendin e quajtur “ Vajkan” , shoferi dhe një pasagjer kanë mundur të dalin në kohë nga makina, e cila është shkrumbuar pothuajse tërësisht.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat