U përfol se u kap me Termet Pecin në makinë, reagon Elda Xhakollari: Shpifje, dinjiteti im s`është në shitje

Shqipëria

U përfol se u kap me Termet Pecin në makinë, reagon Elda Xhakollari: Shpifje, dinjiteti im s`është në shitje

Më: 25 maj 2025 Në ora: 17:46
Elda Xhakollari

Me një shënim të gjatë publik, Elda Xhakollari ka reaguar lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në media për një situatë skandaloze mes saj dhe Termet Peçit, të cilën ajo e mohon kategorikisht.

Xhakollari deklaron se gjithçka është publikuar në media për të është shpifje, ndërsa shton se dinjiteti i saj nuk është aspak në shitje.

Reagimi i plote i Elda Xhakollarit ne rrjetet sociale:

Fjalët me jane mberthyer ne shpirt, por tani duhet te dalin.
Prej disa ditesh jam bere subjekt lajmesh te pavërteta dhe shpifese që kanë qarkulluar neper portale dhe rrjete sociale. Nje situate e thjeshte pune eshte keqinterpretuar, eshte nxjerre jashte cdo konteksti dhe eshte kthyer ne nje histori qe nuk ka lidhje me
realitetin tim.

Ajo që me dhemb me shume nuk eshte thjeshte permbajtja e ketyre lajmeve,por demi emocional qe ka shkaktuar tek une, familja ime dhe mbi te gjitha, tek dy femijet e mi te mitur. Ata nuk e kuptojne pse nena e tyre perflitet, pse njerezit flasin pa ditur asgje,pse dikush shpif
por ata e ndiejne gjithcka.Dhe kjo me copeton me shume se çdo gje tjeter.

Une nuk po kerkoj meshire. Po kerkoj drejtesi dhe ndjeshmeri.Po kerkoj qe njerezit te mos gjykojne pa ditur, te mos lendojne pa arsye dhe te mos shperndajne lajme qe shkaterrojne jete te verteta.Asgje nga ajo qe eshte thene nuk eshte e vertete. Dhe çdo hap i nevojshem ligjor eshte duke u ndermarre, jo per hakmarje por per te mbrojtur te vertetën dhe per te thenë: MJAFTE ME!

Per me teper, dua te theksoj qarte se :BASHKESHORTI IM NUK KA BERE ASNJEHERE DEKLARATAT QE THUHEN NEPER MEDIA. Çdo fjale që pretendohet se eshte then prej tij është trillim, dhe per kete ceshtje do te ndiqen te gjitha rruget penale dhe civile kunder autorëve të shkrimeve shpifese, si dhe atyre qe i kane shperndare.

Ky eshte nje sulm i koordinuar, i ulët dhe i tmerrshem jo vetem ndaj meje si njeri, por edhe ndaj familjen sime dhe veçanërisht ndaj femijeve te mi te mitur, te cilet jane ekspozuar padreitesisht ndaj kesaj dhune publike.Nuk do te lejoj me askënd te me perdore si "kavje”per t'u gjykuar neper portale qe bëjne "lajme" me kafe dhe komente Facebook-u.

Asnje hap nuk do te mbetet pa u ndjekur. Dinjiteti im, puna ime dhe familja ime nuk janë per t'u prekur. Dhe cdo njeri që ka menduar te me godase do te perballet me forcen e ligjit.
Ky nuk eshte vetem nje sulm ndaj meje si individ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat