Një qytetar është dërguar për ndihme mjekësore në një spital privat, pasi është dëmtuar me armë zjarri.
Nga verifikimet paraprake të policisë rezulton se është plagosur me armën e zjarrit të cilën e disponon me leje.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut.
Tani po verifikohet nga policia për të zbuluar nëse kemi të bëjmë apo jo me ngjarje aksidentale.