UNESCO rekomandoi që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, Rama: Emocion dhe krenari!

Shqipëria

UNESCO rekomandoi që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, Rama: Emocion dhe krenari!

Më: 27 maj 2025 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje mE faktin që UNESCO rekomandoI që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës.

Postimi i plotë:

Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:

#UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere 🌿💚

Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës🇦🇱🇪🇺

Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm 🙌

Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit 🌟🌱

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat