Partia Demokratike është ftuar sot nga KQZ të tërheqë të gjitha nënshkrimet e votuesve shqiptarë në Greqi, që kanë tërhequr zarfet.
PD këmbënguli për këtë provë, pasi akuzoi PS-së se korruptoi postën dhe i mbushi vetë thasët me vota, e zgjedhësit nuk i morën fare zarfet.
Materialet voluminoze KQZ tashmë i ka, dhe është e gatshme t’ia ofrojë PD-së, por me kushtin që përfaqësuesi ligjor i tyre të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti, pasi aty janë të dhënat personale të afro 50 mijë shqiptarëve të Greqisë.
Ja korrespodenca e KQZ për PD, siguruar nga Shqiptarja.com: Dokumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës në adresën e regjistruar nga ky i fundit në KQZ (ose në të kundërt dokumentacionin që vërteton se zarfi, i cili nuk është dorëzuar personalisht tek zgjedhësi është kthyer nga DHL në KQZ).