Hasani takim në Ambasadën Shqiptare në Athinë: Urë e gjallë mes dy vendeve

Shqipëria

Hasani takim në Ambasadën Shqiptare në Athinë: Urë e gjallë mes dy vendeve

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 00:33
Foto nga takimi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në një pritje të organizuar në ambasadën shqiptare në  Athinë me përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve greke, medias dhe anëtarëve të komunitetit shqiptar në Greqi.

Në fjalën e tij drejtuar shqiptarëve në Greqi, Ministri Igli Hasani shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre të palodhur ndër vite, duke krijuar një urë të gjallë dhe të pazëvendësueshme mes dy vendeve.

Ai shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për të qëndruar gjithmonë pranë komunitetit shqiptar me shërbime më të mira konsullore, me mbështetje për arsimin dhe kulturën shqiptare, si dhe me politika që njohin dhe vlerësojnë rolin e diasporës në zhvillimin e vendit.

“Kurdo që të vendosni të ktheheni, Shqipëria është aty, me zemër të hapur për ju.

Faleminderit për gjithçka që përfaqësoni. Shqipëria është krenare për ju” – theksoi Ministri Igli Hasani.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Igli Hasani (@iglihasani_)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat