E premtja është shoqëruar me fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Lezhës – trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë
Mot i qëndrueshëm dhe me diell ka nxitur qytetarë të shtumtë t’i drejtohen bregdetit për fundjavë, duke shkaktuar fluks të lartë pushuesish në zonën bregdetare të Lezhës.
Si pasojë, është shënuar trafik i rënduar përgjatë aksit rrugor Milot-Lezhë, ku janë krijuar radhë të gjata.
Ky është vetëm fillimi i një sezoni që parashikohet të jetë intensiv për zonat turistike, ndërsa Lezha, me plazhet e saj të njohura si Shëngjini e Taleja, mbetet një nga destinacionet më të preferuara nga pushuesit vendas dhe të huaj.
Por duket ende larg evitimit të trafikut që sjell edhe pakënaqësi në radhët e drejtuesve të mjeteve.