Festa e Kurban Bajramit/ Kryepiskopi: Harmonia fetare një thesar shumë i madh për vendin tonë

Shqipëria

Festa e Kurban Bajramit/ Kryepiskopi: Harmonia fetare një thesar shumë i madh për vendin tonë

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 16:58
Pamje nga vizita

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, vizitoi këtë të premte, me rastin e festës së Kurban Bajramit, selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si edhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Fortlumturia e Tij u prit nga kryetari i Komunitetit Mysliman, z.Bujar Spahiu dhe më pas nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Në urimin e tij, ndër të tjera, Kryepiskopi tha se harmonia fetare është një thesar shumë i madh dhe duhet të përpiqemi ta ruajmë gjithmonë.

"Jemi si gjithnjë bashkë, si në gëzime ashtu edhe ne të gjitha vështirësitë. Harmonia fetare është një thesar shumë i madh për vendin tonë, të cilën duhet të përpiqemi ta ruajmë gjithnjë, për të dëshmuar se është e mundur të jetojmë së bashku, edhe kur kemi besime të ndryshme", tha Fortlumturia e Tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat