“Denonconi kundravajtjet në qarkullimin rrugor”, Policia Bashkiake apel qytetarëve: Ja ku dhe si të ankoheni

Shqipëria

“Denonconi kundravajtjet në qarkullimin rrugor”, Policia Bashkiake apel qytetarëve: Ja ku dhe si të ankoheni

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 11:50
Policia

Për të përmirësuar komunikimin me qytetarët dhe për të përshpejtuar trajtimin e ankesave mbi shkeljet në qarkullimin rrugor, Policia Bashkiake njoftoi sot shtimin e një numri të ri celular, i cili do të jetë aktiv 24 orë në ditë.

Qytetarët që dëshirojnë të raportojnë kundërvajtje në qarkullimin rrugor mund të telefonojnë në numrin +355 68 950 0030, duke bashkëngjitur ankesës foto dhe vendndodhjen përkatëse.

Ky numër do të përdoret vetëm për thirrje hyrëse, me qëllim për të lehtësuar dhe përshpejtuar marrjen dhe përpunimin e ankesave.

Sipas njoftimit zyrtar, përveç monitorimit të përditshëm të territorit, Policia Bashkiake e trajton me përparësi çdo shqetësim të ardhur përmes Sallës së Drejtimit dhe Koordinimit, duke synuar rritjen e sigurisë dhe respektimin e rregullave të qarkullimit në qytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat