Përndiqte 33 vjeçaren dhe hapte rrjete sociale me emrin e saj, në kërkim 54-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Përndiqte 33 vjeçaren dhe hapte rrjete sociale me emrin e saj, në kërkim 54-vjeçari në Tiranë

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Një 54 vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim. Ky person me inicialet J.D. ka keqpërdorur të dhënat e një gruaje 33-vjeçare duke hapur llogari në rrjetet sociale me të dhënat e saj.

Gjithashtu, sipas policisë, ky person i ka përdorur llogaritë sociale për të përndjekur 33-vjeçaren.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin J. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me kredencialet e një 33-vjeçareje.

Si dhe e ka përndjekur atë, nëpërmjet këtyre llogarive. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat