Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka hedhur dritë mbi një çështje që përçon shqetësim për transparencën dhe integritetin e institucioneve të shtetit.
Në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve të orës 16:00 në SYRI TV, Spahia, duke komentuar akuzat publike për korrupsion ndaj Benet Becit, shpalosi një dimension edhe më të rëndë të situatës, përfshirjen e strukturave ligjzbatuese dhe të drejtësisë në mbulimin dhe instrumentalizimin e këtyre akuzave në funksion të një fushate elektorale të manipuluar. Në këtë kontekst, ai sjell në vëmendje raste të tjera që dëshmojnë një sistem të kapur nga politika, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë përballë opinionit publik shqiptar.
Bardh Spahia: Për hir të së vërtetës, akuzat për korrupsion ndaj zotit Beci kanë qenë publike dhe ka një njohuri të gjen ë opinionin publik shqiptar në akuzat ndaj tij, të faktuara tashmë për korrupsion në postet e ndryshme që ka mbajtur.
Ajo çfarë del sot në pah është një tjetër aspekt, akoma dhe më i trishto: përfshirja e strukturave të shtetit akoma më keq të atyre ligjzbatuese, në mbulimin e akuzave ndaj zotit Beci, çka tregon përfshirjen e strukturave të shtetit, në rastin konkret të SPAK-ut në fushatën elektorale dhe pozicionimin e tyre në partinë shtet, pra të PS.
Kjo ishte risia e kësaj shkrese të bërë publike mbrëmë nga SYRI TV dhe zoti Peka, çka ka pasur një impakt të fortë publik pikërisht për konfirmimin e akuzave të opozitës, për përfshirje jo vetëm të strukturave qeveritare, ligjzbatuese siç është policia por edhe të strukturave të drejtësisë, ato që u betuan si të pavarura. Për ironi të fatit kemi dy raste tipike, rastin e akuzave ndaj ish kryetarit të bashkisë Shkodër, pra ndaj meje e cila ishte evidente, ishte e stisur politikisht ndaj kemi informacionet se kush është përfshirë dhe kush është shtytësi i vërtetë, iniciatori politik i akuzave ndaj meje, qesharake ndaj meje, sepse kam larguar një person me precedent penal, me kontrollin e lartë të shtetit, për ta larguar nga detyra për abuzime dhe me tagrin e plotë që i jep ligji kryetarit të bashkisë.
Por kjo nuk kishte rëndësi për SPAK-un, mjafton të iniciohej një procedurë, një proces i cili do të kishte impaktin e vet në opinionin publik, pikërisht pak para fushatës elektorale dhe për ta vazhduar pastaj gjatë fushatës elektorale ku jam thirrur në mënyrë absurde për këtë akuzë qesharake.