Aksident në fshatin Çiflig të Korçës, një person dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Aksident në fshatin Çiflig të Korçës, një person dërgohet me urgjencë në spital

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Çiflig, të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetari i ABC News, një person po dërgohet në spitalin e qytetit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e dy mjeteve janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat