GJKKO shqyrton informacionin dy mujor të SPAK për Veliajn, kryebashkiaku mungon në seancë

Shqipëria

GJKKO shqyrton informacionin dy mujor të SPAK për Veliajn, kryebashkiaku mungon në seancë

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 11:04
Erion Veliaj

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të nisë sot seanca për shqyrtimin e informacionit dy mujor të paraqitur nga SPAK, në kuadër të hetimeve që përfshijnë edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Avokati i Veliajt ka mbërritur në gjykatë dhe ka deklaruar për mediat se klienti i tij nuk do të jetë i pranishëm në seancë. Sipas tij, prezenca e Veliajt nuk është e detyrueshme në këtë fazë të procedurës.

Ndërkohë, në seancë është paraqitur biznesmeni Elman Abule, një nga personat e përfshirë në çështje.

Seanca pritet të japë më shumë detaje mbi ecurinë e hetimeve dhe veprimet e mëtejshme të SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat