Murtaja e bagëtive/ Drejtoria Rajonale Veterinare ngre alarmin: Rreziku për përhapjen e sëmundjes është i lartë

Shqipëria

Murtaja e bagëtive/ Drejtoria Rajonale Veterinare ngre alarmin: Rreziku për përhapjen e sëmundjes është i lartë

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 13:40
Adila Kojdheli

Drejtori i Drejtorisë Rajonale Veterinare Vlorë, Adila Kojdheli, deklaron se situata është alarmante dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm, duke theksuar se dëmet në gjënë e gjallë janë të konsiderueshme dhe rreziku për përhapje mbetet i lartë.

"Shqipëria ndodhet në një situatë të tensionuar për shkak të murtajës së bagëtive të imta, pas konstatimit të rasteve fillimisht në Shkodër dhe më pas në Skrapar. Sipas drejtorit Kojdheli, çdo fermer duhet të tregojë kujdes maksimal gjatë lëvizjes së tufave të bagëtive.

Në rast se vërehen shenja klinike të sëmundjes, tufa duhet të izolohet menjëherë për të shmangur përhapjen e virusit tek bagëtitë e tjera. Përhapja e sëmundjes nga Shkodra në Skrapar e bën të domosdoshme rritjen e vëmendjes edhe në rajonet e tjera, përfshirë jugun e vendit.

Edhe në rajonin jugor, konkretisht në Vranisht të Vlorës, janë raportuar raste të dyshimta, por analizat laboratorike kanë rezultuar negative. Megjithatë, drejtoria siguron se nuk ka asnjë rrezik që kjo sëmundje të transmetohet nga kafsha tek njeriu. Autoritetet veterinare vijojnë monitorimin dhe u bëjnë thirrje fermerëve të bashkëpunojnë për raportimin dhe menaxhimin e rasteve të dyshuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat