PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shqipëria

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 13:32
Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rrëzuar sot ankimimin e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, duke e cilësuar të pabazuar.

Ndërkohë, çështja nuk përfundon këtu për opozitën, pasi Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë ankimimet e paraqitura nga PD edhe për qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Kukës

Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në këto qarqe, duke argumentuar se procesi ka qenë i manipuluar dhe jo transparent.

Krahas pavlefshmërisë, PD ka kërkuar edhe përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat