Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë/ Pushuesit largohen nga plazhi i Zvërnecit, katër zjarrfikëse në vendin e ngjarjes

Shqipëria

Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë/ Pushuesit largohen nga plazhi i Zvërnecit, katër zjarrfikëse në vendin e ngjarjes

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 12:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Pylli i Sodës në afërsi të plazhit të Zvërnecit është përfshirë ditën e sotme nga zjarri.

Pas përhapjes së flakëve në zonën e dendur me pisha dhe shkurre, pushuesit janë larguar nga plazhi. 

Në vendin e ngjarjes ndodhen katër zjarrfikëse dhe punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Ka dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat