Përndoqi një 23-vjeçare dhe familjarët e saj, përfundon në pranga 35-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Përndoqi një 23-vjeçare dhe familjarët e saj, përfundon në pranga 35-vjeçari në Durrës

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit pasi dyshohet se ka përndjekur një 23-vjeçare dhe familjarët e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin
-M. C., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 23 vjeçe dhe familjarë të saj, banues në fshatin Xhafzotaj;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat