Ilir Meta sulmon fort: Firma për lobimet e LSI-së është e Endrit Braimllarit, unë isha President! A po gënjen Altin Dumani?

Shqipëria

Ilir Meta sulmon fort: Firma për lobimet e LSI-së është e Endrit Braimllarit, unë isha President! A po gënjen Altin Dumani?

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 13:05
Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ku ndodhet që prej tetorit të vitit të kaluar ka sulmuar ish-zyrtarin e lartë të partisë që ai drejton, Endrit Braimllarin, i cili pak kohë më parë iu bashkua Partisë Socialiste.  

Meta thotë se Braimllari është më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë.

Në këtë kontekst, Meta kujton se kirma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit, si Sekretar iu Përgjithshëm i LSI-së, ndërsa vetë Meta kujton se ka qenë President i Shqipërisë

REAGIMI I ILIR METËS

Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë.

Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur.

Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie.

Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës.

Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat