Furgoni i preu rrugën, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë, raportohet për dy të plagosur

Shqipëria

Furgoni i preu rrugën, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë, raportohet për dy të plagosur

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 17:02
Foto nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës”, ku nj automjet tip “ Ford” ka dalë nga rruga dhe është  përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Burime bëjnë me dije se për pasojë kanë mbetur dy të lënduar, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për humbjen e kontrollit të drejtuesit të “ Fordit” ka qenë një parakalim i gabuar i një fugoni, i cili i ka prerë rrugën automjetit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat